Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Atentati në Elbasan, pranga rojes së karburantit dhe ish-ortakut të biznesmenit
Dy persona janë arrestuar lidhur me atentatin e së dielës, 30 nëntor, në Elbasan, ku u ekzekutua me tre plumba biznesmeni Edmond Mëhalla. Sipas gazetarit të Klan News, Besar Bajraktaraj, bëhet fjalë për rojen e karburantit (në pronësi të viktimës) i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ish-ortakun e biznesmenit të ndjerë, shtetasi me inicialet N.GJ, si bashkëpunëtor në vrasje. Në kërkim është shpallur një person tjetër. Ndërkohë, gazetari Fatos Salliu raporton se shtetasi N.GJ. është shoqëruar dje në komisariat, 1 dhjetor. “Ditët e fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan”, thotë Salliu. Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit teksa biznesmeni udhëtonte me automjetin e tij. Tv Klan mëson se nga verifikimi...