Netanyahu kërkon falje pa pranuar fajin, rritet presioni mbi Herzog. Po Trump çfarë roli ka?

Netanyahu kërkon falje pa pranuar fajin, rritet presioni mbi Herzog. Po Trump çfarë roli ka?

Besnikët e Netanyahut janë tashmë të gatshëm për betejë. Ministrja e Mjedisit, Idit Silman, nga Likud, shkon deri aty sa të thotë se nëse kryeministri izraelit nuk merr faljen, Presidenti amerikan Donald Trump mund të ndërhyjë për të sanksionuar gjyqtarët dhe prokurorët izraelitë. Ndërkohë, ministri ekstremist i Sigurisë, Itamar Ben Gvir, pohon se “Bibi” është futur në kurth nga një sistem gjyqësor i korruptuar dhe se vetëm falja mund të rikthejë paqen në vend. Kjo është edhe teza e vetë Netanyahu-t, i cili kërkon mëshirë por nuk pranon faj, duke e paraqitur faljen si një çlirim për gjithë shtetin, sepse vetëm ai, sipas tij, mund ta udhëheqë Izraelin drejt pajtimit kombëtar. Ka shumë gjasa që edhe për këtë ai të ketë folur dje me aleatin...