Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Modric flet për Mourinho, Zidane, Ronaldo… dhe transferimin që i ndryshoi jetën
Në moshën 40-vjeçare, Luka Modric vazhdon të jetë titullar te Milani, por verën e fundit përjetoi momente të forta emocionale, duke u ndarë nga Real Madridi pas Kupës së Botës për Klube. Në një intervistë për (Ne)Uspjeh Prvaka, ai kujtoi ditët e para në Madrid: “Në dhomë zhveshjeje ishin më të mëdhenjtë, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gonzalo Higuain, Xabi Alonso. Cristiano ishte në masazh dhe më tha: Më në fund mbërrite”. Modric theksoi rolin vendimtar të Jose Mourinhos: “Ai është personi më përgjegjës për kalimin tim te Real Madridi. Në fakt, klubi donte Silva, Mata, Cazorla, ndërsa Mourinho tha: O Luka, ose askush! I jam shumë mirënjohës”. Për Zinedine Zidanen u shpreh: “Tre Champions League radhazi. Ardhja e tij në dhomën e zhveshjes ishte e...