Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mot i paqëndrueshëm sot, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu
Ditën e sotme (2 dhjetor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar. Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë në orët të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. ...