Lesi: Doktori me 200 vetë, nuk është i besueshëm! Ne me dy gazeta mbushëm sheshin plot

Lesi: Doktori me 200 vetë, nuk është i besueshëm! Ne me dy gazeta mbushëm sheshin plot

Botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi deklaroi se opozita nuk ngjall shpresë se mund të rrëzojë Edi Ramën dhe tha se Berisha po luan me nervat e demokratëve duke dalë me 200 vetë në shesh, në takimet që i quan “Foltore”. Nikoll Lesi: Opozitë që nuk ngjall besim, luajnë me nervat e demokratëve. Thonë se qeveria është e korruptuar dhe mafioze, kjo përballohet me turmë të madhe. Populli nuk del, me 200 vetë… Çfarë opozite është kjo? Si ta rrëzojë Ramën kjo? Është opozitë e mbaruar. Nuk ka lidership. Kjo foltore i shërben doktorit për zgjedhjet e partisë, që mbyll çdo zë. Në vend të thoshte do të gjejmë figurë të re që të kandidojë…Një vend që nuk ka opozitë serioze dhe të besueshme...