Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Ibrahim Rugova, poezi nga Sabri Hamiti
Se Hyji në tokë ka pamje NjeriuDhurata jote qe veç dashuriaKur pret stuhia e ngrin veriuSi buka si uji ka shijen liria Qiellit preke yje si lule në fushëPa e lënë fushën ta kafshojë malinKalove ylberin e vrarë në gushëPo kur shtrëngata shalonte kalin Ti mbolle drurin që i thonë jetëNë kreshtën tënde me diellin kunorëE barte dhembjen udhës përpjetëMe lotin e vokët që shkrin dëborë. 2.Po të më shihni një grumbull HiniKujtoni sa i madh ishte ZjarriSecili mërdhezet e mos mërdhiniKush në vrapim me dalë i pari. Isha fort i butë me më thanë HyjníNjë trup i gurtë përmbi bregoreIsha fort i qetë me më thanë NjeríI gjallë për jetë në zemra njerëzore Luta tokë e qiell në shqip ligjëriminBota e kuptoi me gjuhën...