Ibrahim Rugova- figurë e madhe e një populli të vogël

Ibrahim Rugova- figurë e madhe e një populli të vogël

Fahredin Spahija: Ibrahim Rugova Ibrahim Rugova, Primus inter pares Nga Nysret Krasniqi Ibrahim Rugova e nisi veprimin politik si refuzim ndaj pushtetit serb duke dalë hapur kundër strategjive negative, të cilat, mbi bazë të mizorive historike ndaj shqiptarëve, po projektoheshin për të vazhduar mbi shqiptarët në Kosovë në një kohë të re, por me neuroza mesjetare. Ibrahim Rugova po bëhej kryetar i LDK-së plotësisht i vetëdijshëm për udhën që e priste, prandaj janë hileqarë e zemërngushtë ata që mendojnë se njeriu që njihte kulturën identitare të Kosovës dhe mallin e saj për liri, po kapërcente rastësisht nga krizat kulturore në krizën politike. Ibrahim Rugova po artikulohej si zani ma kumbues në kohën e frikës së përgjithshme nga hegjemonia serbe dhe po kërkonte liri e pavarësi...