Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet personi që përdori automjetin e autorëve, shoqërohet një tjetër
Naldo Gjini, personi që u shoqërua një ditë më parë si personi që ditëve të fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan, është arrestuar. Gazetari Sokol Dema raporton se ai është arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës. Në polici është shoqëruar edhe një person tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor, i cili po verifikohet. Ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Biznesmeni Mëhalla, sapo doli nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyri në makinën tip “Range Rover”, kur u qëllua 3 herë me plumba pistolete, 2 prej të cilëve e kapën në kokë, çka solli vdekjen e menjëhershme. Sipas dinamikës së zbardhur...