Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish, vështirësitë më të mëdha se para largimit
Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe që kërkojnë një angazhim serioz për ta zbutur këtë fenomen. Por anketat tregojnë se edhe ata që provojnë të kthehen nuk e gjejnë veten dhe duan të ikin sërish, pasi vështirësitë janë edhe më të mëdha se para largimit të parë. Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë në fund të vitit 2024 vuri në dukje se gjysma e atyre që ishin rikthyer në Shqipëri donin të largoheshin sërish. 30 për qind e tyre që morën pjesë në anketë kishin jetuar jashtë vendit më parë, por gjysma e tyre rreth 50% duan të largohen sërish, pasi po përjetojnë zhgënjim. Shqipëria prej vitesh përballet me nivele të larta të emigrimit,...