Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Presioni për votën: Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shumë prej shqiptarëve të diasporës nuk arritën që ta ushtrojnë lirisht të drejtën e votës për shkak të ndikimit nga të afërmit e tyre në administratë apo rrethi i tyre shoqëror. Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Leonardi* mori një mesazh të papritur nga Shqipëria, por përgjigja ishte gati instiktive. “Më vjen keq, nuk i votoj ata njerëz. Mos ma kërko”! Mesazhi mbërriti në telefonin e tij bashkë me lutjen për të votuar Partinë Socialiste nga kushëriri i tij me origjinë nga Tropoja, punonjës i administratës publike në Tiranë. Por për 50-vjeçarin e larguar prej gati 30 vitesh nga Shqipëria, i cili foli në kushtet e anonimatit për të mos rënduar një konflikt brenda fisit, vota përfaqëson një...