Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Witkoff takohet sot me Putin në Moskë, edhe dhëndri i Trump në Rusi
I dërguar i Posaçëm i Presidentit Trump, Steve Witkoff, do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin këtë pasdite në vijim të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Takimi do të zhvillohet pasdite tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Udhëtimi i Witkoff vjen pas bisedimeve që ai kryesoi në Florida me delegacionin ukrainas. SHBA -të janë shprehur optimiste në lidhje me perspektivat e arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, u tha gazetarëve të hënën: “Mendoj se administrata ndihet shumë optimiste”. Megjithatë, aleatët evropianë të Kievit kanë shprehur shqetësim se plani i paqes i SHBA-së i plotëson kërkesat maksimaliste të Moskës. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaia Kallas, tha se ajo ka frikë se bisedimet Putin-Witkoff do të...