Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sot takimi për Ukrainën mes Putinit dhe të dërguarit të posaçëm të Trump, optimizëm te pala amerikane, Zelensky dhe europianët të shqetësuar
Ethet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë vazhdojnë me takimin e të dërguarit të posaçëm të Presidentit Trump, Steve Witkoff, me Presidentin rus Vladimir Putin këtë pasdite. Takimi do të zhvillohet “në gjysmën e dytë të ditës”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke refuzuar të përmendte vijat e kuqe të Rusisë dhe duke thënë se diplomacia me megafon nuk është e dobishme. Udhëtimi i Witkoff vjen pas bisedimeve që ai kryesoi në Florida me delegacionin ukrainas. SHBA-të janë shfaqur optimiste në lidhje me perspektivat e arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, teksa sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt u tha gazetarëve të hënën: “Mendoj se administrata ndihet shumë optimiste”. Megjithatë, aleatët europianë të Kievit kanë shprehur...