“Biznes me luftën”/ SIPRI: Firmat e armëve përfitojnë shumë nga konflikti në Ukrainë

“Biznes me luftën”/ SIPRI: Firmat e armëve përfitojnë shumë nga konflikti në Ukrainë

Prodhuesit evropianë e sidomos ata gjermanë të armëve shitën në vitin 2024 më shumë armatime se në 2023. Si arsyen kryesore Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) përmend luftën në Ukrainë. Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) lidhur me 100 kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë. Vitin e kaluar të ardhurat e tyre nga shitja e armëve dhe e shërbimeve ushtarake arritën në 679 miliardë dollarë. Kjo përbën një rritje prej 5.9 përqind krahasuar me vitin 2023. Edhe atëherë përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike dhe mbi të gjitha lufta në Ukrainë çuan në rritjen e kërkesës për armë....