Protesta e fermerëve grekë, aksi Kakavijë- Janinë do të bllokohet disa orë

Protesta e fermerëve grekë, aksi Kakavijë- Janinë do të bllokohet disa orë

Pika kufitare e Kakavijës do të vijojë të bllokohet për shkak të grevës së fermerët grekë vijojnë grevën. Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”-thuhet në njoftim. Top Channel