Bllokohet sërish Kakavijë – Janinë/ Rruga e pakalueshme nga ora 16:00 deri në 21:00

Bllokohet sërish Kakavijë – Janinë/ Rruga e pakalueshme nga ora 16:00 deri në 21:00

Bllokohet edhe këtë të martë aksi Kakavijë-Janinë. Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.