Vrasja e Edmond Mëhallës drejt zbardhjes, 2 të arrestuar dhe një person i tretë në kërkim

Vrasja e Edmond Mëhallës drejt zbardhjes, 2 të arrestuar dhe një person i tretë në kërkim

Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme nga uniformat blu teksa u kap duke u larguar drejt Kosovës, është arrestuar nga policia e Elbasanit. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka. Gjithashtu, sipas burimeve policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje edhe një tjetër person si të dyshuar si bashkëpunëtor në sigurimin e kushteve për të kryer ekzekutimin e 43-vjeçarit. Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes. Vrasja e biznesmenit 43-vjeçar duket se është drejt zbardhjes, ndërsa grupi hetinor ka dyshime se shkak është bërë një konflikt i tij kohët e fundit. Vrasja ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, pranë biznesit të viktimës në Unazën...