“Puçi” i kafenesë!/ Abilekaj: Autoriteti i Berishës në PD është në diskutim, po flitet hapur për pasardhësin

“Puçi” i kafenesë!/ Abilekaj: Autoriteti i Berishës në PD është në diskutim, po flitet hapur për pasardhësin

Enton Abilekaj, ka folur për takimin e zhvilluar nga disa prej eksponentëve të PD-së, me në krye Ervin Salianjin. Abilekaj deklaroi se autoriteti i Berishës në PD është vënë në diskutim pas humbjes së zgjedhjeve dhe tani po flitet hapur për pasardhësin e tij. “Deri në 11 maj Berisha ishte autoritet i padiskutueshëm në PD. Me atë autoritet bëri Foltoren e parë, rrëzoi Bashën. Pas zgjedhjeve, u pa që Berisha mori rezultat më të keq se Basha dhe autoritet i tij u vu në diskutim. Ajo që shohim si rrëmujë, çorganizim, është vënie në diskutim i autoritetit të Berishës. Diskutimi mbi pasardhësin po bëhet hapur, autoriteti i Berishës është i pamjaftueshëm. Kjo është arsyeja pse ajo kafja, që u bë mes njerëzve më të votuar, ngjalli...