Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Te Barcelona ka një problem, lojtari ka nevojë për ndihmë psikologjike dhe do të mungojë për pak kohë
Mbrëmja e sotme në La Liga do të dhurojë një përballje të madhe mes Barcelona dhe Atletico Madrid. Për skuadrën katalanase do të mungojë sërish Ronald Araujo, që duket se po kalon një periudhë të vështirë. Duke sqaruar situatën, trajneri Hansi Flick tha: “Ronald nuk është gati, është një situatë private dhe nuk dua të them më shumë. Kërkoj respektin tuaj.” “Marca” raportoi se përfaqësuesit e mbrojtësit kanë takuar drejtuesit e klubit, me qëllim ofrimin e mbështetjes psikologjike. Mbrojtësi thuhet se ka kërkuar një periudhë të pacaktuar kohore për të rifituar stabilitetin mendor, pavarësisht se është fizikisht në kulmin e tij. Të gjitha palët e përfshira: klubi, ekipi dhe stafi, bien dakord për rëndësinë e të qëndruarit të bashkuar në mënyrë që Araujo të mund...