Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zelensky paralajmëron negociatorët në Paris, përplasen NATO e Moska
Për herë të dytë brenda dy javësh dhe të dhjetë që pas fillimit të pushtimit rus, Volodymyr Zelensky u takua me presidentin francez Emmanuel Macron të hënën në Paris. Negociatat për paqen vijojnë, por mbrëmjen e së dielës Putin deklaroi se trupat e tij kishin shtënë në duar Pokrovsk, një qytet strategjik për përparimin e tyre, edhe pse ukrainasit nuk e kanë konfirmuar. Më pas, sipas Kremlinit, “ai kërkoi që ushtarët të pajiseshin me gjithçka kanë nevojë për të kryer operacionet ushtarake gjatë dimrit.” Këto fjalë nuk lënë vend për një armëpushim të afërt, përkundrazi, shkruan Il Corriere della Sera. Presidenti ukrainas u rikthye në Pallatin Elysée për të kërkuar dhe marrë para botës, rikonfirmimin e mbështetjes politike dhe diplomatike europiane pas skandalit të korrupsionit...