Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kovac dhe Guirassy bëjnë paqe pas incidentit: Më kërkoi ndjesë mua dhe skuadrës për gjestin
Një shprehje e pakënaqësisë, hedhja e dorashkave në tokë dhe refuzim për të përshëndetur trajnerin e tij. Shpërthimi i Serhou Guirassy gjatë zëvendësimit që trajneri Niko Kovac i bëri në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen në fundjavë, tronditi tifozët e Borussia Dortmund. Jo aq shumë për shkak të frustrimit, por për shkak të shtrëngimit të dorës me trajnerin kroat, i cili u transmetua në të gjithë botën. Kovac, për këtë ngjarje tha: “Ishte hera e parë që Serhou ka reaguar kështu. Por situata është ndryshe tani. Ne folëm për këtë si të rritur menjëherë pas ndeshjes”. “Ai erdhi tek unë me iniciativën e tij dhe kërkoi falje, mua dhe ekipit. Është shumë e qartë. Ai e di që nuk reagoi siç duhet në atë situatë dhe...