Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore: Vlora me rekord negativ, mbi 50% të totalit

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore: Vlora me rekord negativ, mbi 50% të totalit

Pavarësisht se pas vitit 2014 me ndryshimin e ligjit organik të buxhetit dhe një seri vendimesh dhe udhëzimesh bizneset e kanë të pamundur të ushtrojnë aktivitet nëse nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, në realitet detyrimet në këtë zë po vijnë në rritje të shpejtë vit pas viti, teksa disa qarqe kanë tendence më të fortë për të mos paguar se disa të tjera më pak. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim në Institutin e Sigurimeve Shoqërore evidentoi se rajoni me numrin më të lartë të debitorëve mbetet Vlora, me rreth 7039 debitorë në 2024, ose 54 për qind të debitorëve të evidentuar në 12 drejtoritë rajonale të vendit me qendër qarku. Edhe shuma e detyrimeve në këtë rajon është më e madhja në...