Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pas takimit me më të votuarit e PD-së, Salianji nis nga Durrësi takimet me qytetarët
Pas takimi me më të votuarit e PD-së në qarqe, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji do të zbresë në terren, teksa të mërkurën (3 nëntor) do të zhvillojë një takim me qytetarët në Durrës. Lajmi u konfirmua në emisionin “3D” në RTSH, ndërsa pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Ilir Alimehmeti. Ndërkohë, të mërkurën, kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me demokratët në njësinë numër 9 në kryeqytet. Alimehmeti ka deklaruar se synimi i takimit të tyre nuk është të krijojnë përçarje në PD, por përkundrazi, të kontribuojë në forcimin e saj. Sipas tij, drejtuesit e PD-së janë larguar nga baza e demokratëve dhe se kjo po e dëmton partinë.