I hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apelin e GJKKO-së vendimin për pushimin…

I hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apelin e GJKKO-së vendimin për pushimin…

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së dhe për të rikthyer për rigjykim çështjen e pushimit të hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, po shihet si një zhvillim që mund t’u kthehet në “bumerang” për vetë gjyqtarët që e çuan çështjen në këtë shkallë të gjyqësorit. Trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, vendosi të shfuqizojë vendimin e Apelit të datës 27 nëntor 2020, që kishte urdhëruar pushimin e hetimeve ndaj gjyqtarëve që i hoqën burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit dhe e dënuan me 25 vite heqje lirie. Ata e rikthyen dosjen në të njëjtën gjykatë, por për t’u gjykuar nga një trupë tjetër. Paradoksalisht,...