Detaje të reja/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, dy të ndaluar, një tjetër shpallet në kërkim

Detaje të reja/ Vrasja e biznesmenit në Elbasan, dy të ndaluar, një tjetër shpallet në kërkim

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja kriminale që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku u qëllua me armë zjarri për vdekje biznesmeni 43-vjeçar Edmond Hyka. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë ndaluar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar si autorë ose bashkëpunëtorë në vrasjen e tij. Sipas burimeve, qitës ka qenë 1 person, ndërsa bashkëpunëtori i tij ishte shofer në automjetin Audi. Ata dyshohet se kanë pasur informacionin e saktë që viktima ndodhej në karburantin e tij. Në momentin që biznesmeni është drejtuar drejt automjetit të tij, një prej ekzekutorëve ka dalë nga makina dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të Hykës, 2 prej të cilave e kanë kapur në kokë. Burimet bëjnë me dije se kamerat...