Rasti “Balluku”, Kushtetuesja mblidhet sot për ankimimin e qeverisë

Rasti “Balluku”, Kushtetuesja mblidhet sot për ankimimin e qeverisë

Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e qeverisë për shpalljen e paligjshëm të vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra… Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot lidhur me ankimin e qeverisë për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Pas vendimit të GJKKO pati një ankimim në Kushtetuese nga ana e qeverisë, ku kryeministri pretendon se vendimi i gjykatës është antikushtetues, pasi ka ndërhyrë në kompetencat e tij. Gjykata u mblodh fillimisht të enjten e javës që lamë pas, por mbledhja e Kolegjit u shty për sot, ku do të vendosë nëse do të kalojë në seancë plenare kërkesa e qeverisë apo jo.“Kolegji u mblodh ditën e sotme sipas planifikimit. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025...