“Populli është me ty”/ Tubim kundër agresionit amerikan në Karakas, Maduro: Duam paqe me sovranitet kombëtar, jo paqe skllevërish

“Populli është me ty”/ Tubim kundër agresionit amerikan në Karakas, Maduro: Duam paqe me sovranitet kombëtar, jo paqe skllevërish

Qindra mbështetës të qeverisë Maduro demonstruan sot në rrugët e Karakasit, duke hedhur poshtë kërcënimet e Uashingtonit përpara takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi Venezuelën. Presidenti venezuelian Nicolas Maduro theksoi të hënën, gjatë një tubimi publik ku morën pjesë mijëra mbështetës të tij në Karakas, se vendi latino-amerikan nuk dëshiron “paqen e skllevërve”, duke shtuar se vendosja e aseteve ushtarake amerikane gjatë 22 javëve të fundit e ka vënë atë në një “sprovë”. “Ne duam paqe, por paqe me sovranitet kombëtar, barazi, liri! Ne nuk duam paqen e skllevërve, as paqen e kolonive!”, theksoi Maduro, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për të diskutuar Venezuelën. 📌El presidente de...