Mbështeti publikisht kandidatin e ekstremit të djathtë në zgjedhje, Trump akuzon autoritetet e Hondurasit për manipulim zgjedhor

Mbështeti publikisht kandidatin e ekstremit të djathtë në zgjedhje, Trump akuzon autoritetet e Hondurasit për manipulim zgjedhor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të hënën akuzoi autoritetet zgjedhore të Hondurasit se po përpiqen të manipulojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, ndërsa kandidati që ai mbështet, biznesmeni Nasri Asfoura, po përballet me një kandidat tjetër të krahut të djathtë, Salvador Nasralla. “Duket sikur Hondurasi po përpiqet të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Nëse e bëjnë këtë, do të paguajnë një çmim shumë të lartë!”, shkroi Trump në Truth Socialz`. Nasry Asfura, 67 vjeç, ish-kryetar bashkie i kryeqytetit Tegucigalpa, ishte përpara Salvador Nasralla, 72 vjeç, prezantues televiziv, me 515 vota, sipas një numërimi dixhital prej 57% të fletëvotimeve, tha dje pasdite presidentja e Këshillit Qendror Zgjedhor (CNE) nëpërmjet X. Marzhi i ngushtë nënkuptonte, duke pasur parasysh marzhin e gabimit, një “barazim teknik” midis dy kandidatëve kryesorë,...