Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Analiza e REL: A janë asetet e ngrira ruse arma e Evropës për të siguruar një vend në bisedimet për Ukrainën?
Nëse ka ndonjë mënyrë sesi zyrtarët e Bashkimit Evropian mendojnë se mund të marrin pjesë në bisedimet për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, ajo është përmes 176 miliardë eurove të aseteve të ngrira ruse, që po mbahen brenda bllokut dhe mënyrës se si ato mund të përdoren politikisht dhe ekonomikisht. Muajin e kaluar, BE-ja u anashkalua kur Shtetet e Bashkuara e paraqitën një plan paqeje, i cili u “përpunua” më pas kur diplomatët amerikanë dhe ukrainas u takuan në Gjenevë disa ditë më vonë. Zyrtarët evropianë, duke folur për Radion Evropa e Lirë (REL) nën kushtin e anonimatit, thonë se kanë arritur t’i heqin disa nga idetë fillestare të tekstit që lidhen drejtpërdrejt me anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO. Por, Evropa ka një...