Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Videombikëqyrje GKA, që zbulon një dimension të ri të trashëgimisë pamore shqiptare projektohet në fasadën e…
Nga Julia Vrapi Videombikëqyrje GKA ofroi një këndvështrim të ri mbi fondin tradicional të Galerisë Kombëtare të Arteve. Tirana Art Weekend vijoi këtë vit në mbi 17 hapësira të ndryshme,me platforma të reja artistike, premiera, performanca dhe ekspozita, ku një nga veprat gjatë këtyre ditëve ishte edhe videoinstalacioni më i fundit i artistit të njohur Gentian Shkurti, i projektuar mbi fasadën e saporestauruar të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Duke përdorur kamera mikroskopike, video eksploron teksturat e fshehura dhe gjurmët e kohës në veprat e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, duke zbuluar një dimension të ri të trashëgimisë pamore shqiptare. Nga GKA bëhet me dije se vepra u komisionua nga Rrjeti i Arteve Pamore Shqiptar (AVAN) dhe Galeria Kombëtare e Arteve (GKA) me...