Nikolin Gurakuqi: Opera e parë shqiptare “Mrika” vepër e Prenkë Jakovës hodhi themelet e teatrit muzikor shqiptar

Nikolin Gurakuqi: Opera e parë shqiptare “Mrika” vepër e Prenkë Jakovës hodhi themelet e teatrit muzikor shqiptar

Opera “Mrika” vepër e kompozitorit Prenkë  Jakova u vu në skenë 67 vjet më parë. Opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar kompozuar nga Prenkë Jakova, me libret nga Llazar Siliqi u vu në skenë më 1 dhjetor 1958 në teatrin “Migjeni” nga regjisori shkodran Andrea Skanjeti e realizuar nga grupet artistike të qytetit të Shkodrës. “Mrika” opera e parë shqiptare u vu në skenë për herë të parë më 1 dhjetor 1958 në Shkodër, dhe një vit më vonë, më 26 nëntor 1959, erdhi në skenën e TKOB-së. Një vepër themelore e historisë sonë muzikore, ku regjisori i njohur Nikolin Gurakuqi “Mjeshtër i Madh” shprehet se opera “Mrika” hodhi dhe themelet e teatrit muzikor shqiptar. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori Nikolin...