Afera “Partizani”, Berisha sulmon Dumanin nga SPAK: Armik i egër i pluralizmit, uroj që drejtuesi i ri të mos jetë…

Afera “Partizani”, Berisha sulmon Dumanin nga SPAK: Armik i egër i pluralizmit, uroj që drejtuesi i ri të mos jetë…

Kreu i PD, Sali Berisha edhe këtë hënë vijoi me sulmet për Altin Dumanin, para derës së SPAK, ku u paraqit për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Para gazetarëve, Berisha zbuloi dje edhe mesazhin që la për Dumanin të cilin e quan avokat të Irena Gjokës dhe armik të pluralizmit. “Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të SKAP-it të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij. Sali Berisha”, tha Berisha duke lexuar mesazhin që i la Dumanit. Po ashtu, Berisha “shfrenoi” imagjinatën duke deklaruar se brenda në SPAK gjeti Visin e Pojës, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe Italia...