Sali Berisha përçan grupin “puçist” brenda PD, emëron demokratin që mori pjesë në takim me Salianjin dhe Alimehmetin…

Sali Berisha përçan grupin “puçist” brenda PD, emëron demokratin që mori pjesë në takim me Salianjin dhe Alimehmetin…

Kreu i PD-së, Sali Berisha duket se po përçan grupin e anëtarëve të PD-së që morën pjesë në një takim, pasi ka emëruar Xhemal Gjunkshin si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë tij. Ky vendim është marrë ditën e djeshme dhe mbështetet në nenin 46 të Statutit të PD-së dhe futet në fuqi menjëherë. “PD zgjedh Xhemal Gjunshkin për postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunshkin në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike. Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike”, njoftoi dje PD....