Shkullaku: SPAK ka kaluar ‘rrethin e hekurt’ të Ramës, shpikën korrupsion 100 për qind

Shkullaku: SPAK ka kaluar ‘rrethin e hekurt’ të Ramës, shpikën korrupsion 100 për qind

Gazetari Armand Shkullaku, komentoi dosjen e ministres Belinda Balluku dhe rolin e SPAK-ut në hetimin e saj. Sipas Shkullakut, kryeministri Edi Rama po përpiqet të ushtrojë presion mbi sistemin e drejtësisë për shkak të hetimeve ndaj Ballukut. ‘Nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend europian që një kryeministër të komentojë vendimet e gjykatës apo të prokurorisë në këtë mënyrë. Çdo koment i tillë përkthehet si presion ndaj pushtetit tjetër,’ tha Shkullaku. Ai përmendi tenderin e tunelit të Llogarasë duke e konsideruar këtë ‘korrupsion 100%’. ‘Të vjedhësh miliona euro përmes kompanive dhe tenderave qeveritarë është korrupsion i plotë,’ tha gazetari, duke lidhur rastin edhe me procedurat e mëparshme zgjedhore, sipas tij. ‘Çështja është, për shkak të Belinda Ballukut a po sulmon Rama drejtësinë e...