“M’u afrua një njeri te semafori, qante me dënesë”; Francesco Totti rrëfen historinë e pazakontë

“M’u afrua një njeri te semafori, qante me dënesë”; Francesco Totti rrëfen historinë e pazakontë

2 Dhjetor 2025 7:54 Alfred Lleshi Francesco Totti, i tërhequr nga futbolli prej vitit 2017, mbetet ende një figurë e adhuruar në Romë. Ai tregon se edhe sot e ka të vështirë të lëvizë nëpër qytet pa u njohur. Në “Legends Road”, ai rrëfeu një episod të ndodhur pak kohë më parë, kur një burrë rreth moshës së tij e njohu te semafori: “U ndalëm te semafori i kuq, ai më pa në pasqyrë dhe më njohu. Unë u ula pak që të mos më shihte, por kur kalova më tha: E di që të pashë, kapiten. Më pas u afrua sërish në semaforin tjetër dhe qante me dënesë. I thashë: Çfarë ka ndodhur? Ai më tha: Ti nuk e imagjinon çfarë më ke dhënë...