Akt tronditës për argjentinasit, vandalizohet statuja e Messit në Buenos Aires

Akt tronditës për argjentinasit, vandalizohet statuja e Messit në Buenos Aires

2 Dhjetor 2025 7:57 Alfred Lleshi Në një akt tronditës vandalizmi që ka shkaktuar reagime në mbarë botën e futbollit, një statujë e Lionel Messit në Buenos Aires u gjet mëngjesin e së dielës me këmbët e prera barbarisht. Ngjarja ndodhi gjatë natës, ka shtuar menjëherë shqetësimin e tifozëve dhe autoriteteve, duke hapur diskutime të shumta mbi arsyet dhe autorët e mundshëm. Statuja e Messit u sulmua sërish, këtë herë në qendrën e Mar del Plata, ashtu si pak javë më parë u dëmtua një mural i Dibu Martínez në Morón, Buenos Aires. Vandalizmi ndodhi në orët e para të së dielës, te monumenti i vendosur nga lokali “El Nuevo Mundial” në kryqëzimin e rrugëve Santa Fe–Moreno. Autorët e prenë figurën në mes dhe e...