Nga Muçi te Berisha, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë në fundjavë

Nga Muçi te Berisha, ja kuqezinjtë që spikatën më shumë në fundjavë

Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares do të kenë në mars një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Polonisë në “play-off” për kualifikim në Botëror e nëse kalojnë ekipin polak atëherë do të kenë dhe një duel të dytë në fund të marsit me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Deri atëherë lojtarët duhet të marrin minuta, të kenë të dhëna statistikore të mira dhe të jenë në top-formë. Ndërkohë, vijon forma e mirë e legjionarëve kuqezi me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare. Rei Manaj është rikthyer te goli me Al Sharjah, duke gjetur rrugën e rrjetës në humbjen ndaj Al Ain me rezultatin 4-1. Ernest Muçi po shkëlqen me Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi shënoi sërish në ndeshjen ndaj Koniaspor, të fituar nga skuadra e tij me rezultatin 3-1....