Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Si të shmangni rritjen e sheqerit në gjak
Indeksi glicemik është kthyer në “fjalën magjike” të atyre që duan të humbasin peshë. Por në fakt ai nuk lidhet vetëm me dhjamin në bark apo me numrin në peshore. Mënyra se si rritet (dhe bie) sheqeri në gjak pas vakteve ndikon tek energjia gjatë ditës, tek ndjesia e urisë, tek truri, madje edhe tek rreziku për sëmundje kardiovaskulare. Çfarë është një “pik” glicemie? Pas çdo vakti, sidomos kur ka shumë karbohidrate të shpejta (sheqer, bukë e bardhë, ëmbëlsira, lëngje frutash), niveli i glukozës në gjak ngjitet shpejt. Ky moment maksimal quhet pik glicemie. Mjeku diabetolog dhe dietolog Daniele Consoli e përshkruan kështu: piku glicemik është niveli më i lartë i glukozës në gjak që arrihet 30–60 minuta pas një vakti të pasur me karbohidrate...