Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sulmi i dytë ndaj skafit me drogë pranë Venezuelës shkakton debat në Kongres, Shtëpia e Bardhë: U eleminua kërcënimi i radhës i trafikantëve
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, refuzoi të hënën të japë detaje mbi arsyet pse u konsiderua e nevojshme një goditje e dytë amerikane ndaj një skafi që po lundronte pranë Venezuelës, pasi disa persona kishin mbijetuar nga sulmi i parë. Sipas CNN, Leavitt deklaroi se skafi transportonte drogë dhe për këtë arsye përbënte kërcënim për SHBA-në. Por kur u pyet se çfarë rreziku paraqisnin të mbijetuarit pas sulmit të parë dhe pse duhej goditja e përsëritur, ajo nuk dha sqarime të mëtejshme. “Admirali Bradley veproi brenda kompetencave dhe ligjit, duke urdhëruar goditjen për të siguruar shkatërrimin e plotë të mjetit lundrues dhe eliminimin e kërcënimit që përbënin trafikantët e drogës për Shtetet e Bashkuara,” tha Leavitt, duke iu referuar admiralit Frank M. ‘Mitch’...