Pak ditë në burg, Trump liron drejtorin ekzekutiv të dënuar për mashtrim financiar

Pak ditë në burg, Trump liron drejtorin ekzekutiv të dënuar për mashtrim financiar

Bota E Martë, 2 Dhjetor 2025 00:36 Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur dënimin e ish-menaxherit të investimeve David Gentile, i cili kishte vetëm pak ditë që kishte filluar vuajtjen e një dënimi me shtatë vjet burg për mashtrim. Të dhënat e Byrosë së Burgjeve tregojnë se Gentile u lirua të mërkurën, më pak se dy javë pasi ishte paraqitur në burg. Gentile, ish-shefi ekzekutiv dhe themeluesi i GPB Capital, u dënua vitin e kaluar për atë që prokurorët federalë e përshkruan si një skemë shumëvjeçare për të mashtruar më shumë se 10,000 investitorë duke paraqitur në mënyrë të rreme performancën e fondeve private të kapitalit. Ai është i fundit në një varg kriminelësh “me jakë të bardhë”, dënimet e të cilëve Trump i ka...