Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë për të takuar Vladimir Putinin

Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë për të takuar Vladimir Putinin

I dërguari special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, është nisur drejt Rusisë, një lëvizje e konfirmuar nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, gjatë një konference shtypi. Levitt theksoi se administrata amerikane është “shumë optimiste” pas zhvillimit të “bisedimeve shumë të mira” me përfaqësuesit ukrainas në Florida. “Dhe tani, sigurisht, i dërguari special Witkoff do të shkojë në Rusi”, shtoi ajo. Në agjendën e vizitës është planifikuar një takim mes Witkoff dhe Presidentit rus Vladimir Putin, i cili pritet të mbahet pasditen e sotme në Moskë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e kishte konfirmuar më herët se këto bisedime ishin në plan. Ndërsa Levitt nuk pranoi të jepte detaje specifike mbi diskutimet, duke ia lënë këtë çështje negociatorëve, gazeta...