Sulm brutal në Nice: Lojtarët goditen me shkelma e grushta nga 400 tifozë të tërbuar

Sulm brutal në Nice: Lojtarët goditen me shkelma e grushta nga 400 tifozë të tërbuar

Një situatë e rëndë ka ndodhur në Nice mbrëmjen e së dielës, ku rreth 400 tifozë të ekipit pritën lojtarët pas kthimit nga ndeshja me Lorient. Humbja 3-1, e cila shënoi disfatën e gjashtë radhazi për skuadrën, shkaktoi një shpërthim zemërimi nga mbështetësit, duke e transformuar një takim që supozohej të ishte diskutim në një sulm të dhunshëm. Në qendër të agresionit ishin futbollistët Jeremie Boga dhe Tarem Moffi. Ata u bënë objekt i një sulmi brutal, duke pësuar goditje me shkelma në pjesët e poshtme të trupit dhe grushta. Përveç dhunës fizike, lojtarët u përballën edhe me fyerje të rënda me bazë racore dhe u pështynë nga turma e tërbuar. Incidenti nisi kur dy tifozë hipën në autobusin e skuadrës për të shprehur pakënaqësinë...