Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Drejtuesi i ri i BKH, gazetarët bëjnë profilin e Joni Ketës: Profesionist dhe me integritet!
Joni Keta është propozuar nga SPAK dhe pritet të jetë drejtuesi i ri i BKH-së. Gazetarët Klodiana Lala, Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë bërë një profil të Ketës. Klodiana Lala: Joni Keta është zv.drejtor aktual, me largimin e Hajnajt ka marrë edhe drejtimit. Është oficer karriere, ka nisur punën te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ka patur rekorde të mira gjatë karrierës. Jam ndarë mes Joni Ketës dhe Gentian Ndojit. Isha e bindur që njëri prej tyre do të ishte. Për pikëzimin, i pari ka qenë Gentian Ndoji, por janë ndarë te pjesa e vettingut. Nga 7 kandidatë, 6 kaluan për vetting. Joni Keta prevaloi mbi Gentian Ndojin, për faktin se te vetting i pasurisë,...