FOTO/ ‘Yoga Party’, Balla tallet me protestën e Berishës: Sot kishte edhe më pak krushq që kishin konsumuar… I bëj thirrje Tritan Shehut të distancohet

FOTO/ ‘Yoga Party’, Balla tallet me protestën e Berishës: Sot kishte edhe më pak krushq që kishin konsumuar… I bëj thirrje Tritan Shehut të distancohet

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar sërish foto nga pjesëmarrja e ulët në protestën e Partisë Demokratike, para kryeministrisë. Në protestën e tretë të Sali Berishës, duket qartë se ishin më pak të pranishëm se në protestën e 17 nëntorit dhe atë të 24 nëntorit.  “Sot kishte edhe më pak krushq, ndërsa syresh kishin konsumuar lëndë kimike në ndonjë dasëm mbrëmë aq sa njëri shpalli armiq edhe aleatët tanë amerikanë. I bëj thirrje Tritan Shehut të distancohet”,- shkruan Balla.  Po ashtu, në seksionin e komenteve të këtij postimi, Balla ka postuar një fotomontazh, ku duket se ekzaktësisht në vendin ku Berisha mban tubimet e tij, po zhvillohet një seancë joga.