Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrasja e Sulo Halilit/ Gazetari: Autoritetet dyshojnë për ngatërresë identiteti
Në një studio televizive, sot është folur gjerësisht mbi ngjarjen makabre të ndodhur në Skourta të Greqisë, ku u gjet i vrarë dhe i karbonizuar 27-vjeçari shqiptar, Sulo Halili. Gazetari Edmond Guri, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Athina, solli detaje të reja mbi hetimet e autoriteteve greke dhe pasqyrimin e mediave vendase. Gazetari e cilësoi rastin si shumë të ndërlikuar, duke e krahasuar me një ‘thriller’ kriminal, pasi versionet e ngjarjes kanë ndryshuar nga dita në ditë. Ai shtoi se një nga pistat e policisë lidhet me mundësinë e një koincidence fatale, ku viktima mund të jetë ngatërruar me një tjetër person shqiptar me precedentë penalë “Kemi të bëjmë me një rast shumë të ndërlikuar, sepse ndryshe u tha fillimisht dhe tashmë ndryshe po...