Berisha refuzoi thirrjet nga SPAK, Balla: 21 Janari test për drejtësinë, ka iku koha kur urdhërat e Prokurorisë nuk zbatoheshin

Berisha refuzoi thirrjet nga SPAK, Balla: 21 Janari test për drejtësinë, ka iku koha kur urdhërat e Prokurorisë nuk zbatoheshin

Kronikë E Premte, 14 Nëntor 2025 19:04 Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit për shmangie nga drejtësia. Berisha tha sot se gjithçka po përdoret për propagandë, ndërsa theksoi se ai nuk ka marrë asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në lidhje me ngjarjen e 21 janarit. Kurse Balla u shpreh se “gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë, e vërteta i zbulon vetë”. Po ashtu Balla iu referua deklaratave të Berishës se nuk ka marrë fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por kjo e fundit sqaroi se ka dërguar në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike dy urdhër-thirrje në lidhje me...