“Siguria ushqimore ndodhet në gjendje alarmi kombëtar”/ PL, akuza të ashpra qeverisë: Skandale të përsëritura…

“Siguria ushqimore ndodhet në gjendje alarmi kombëtar”/ PL, akuza të ashpra qeverisë: Skandale të përsëritura…

Partia e Lirisë në një deklaratë për mediat, akuzon ashpër qeverinë për menaxhimin e sigurisë ushqimore, dhe dëmin që po shkakton në familjet shqiptare. Deklarata e plotë: Përshëndetje! Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi për sigurinë ushqimore, një prioritet kombëtar, për të gjithë shqiptarët. Kjo për faktin se siguria ushqimore në Shqipëri ndodhet sot në një gjendje alarmi kombëtar. Skandalet e përsëritura me produkte bujqësore të kontaminuara me pesticide dhe substanca të ndaluara po rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve tanë. Ndërkohë që këto produkte, në vendet e Bashkimit Europian ndalohen menjëherë, siç kanë raportuar gjerësisht mediat edhe në javët e fundit, në Shqipëri fatkeqësisht shiten lirshëm, duke përfunduar në tryezat e çdo familjeje shqiptare dhe duke helmuar shqiptarët. Për ne, kjo situatë është tërësisht...