DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa, Berisha: Transferuan miliona euro në Shqipëri

DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa, Berisha: Transferuan miliona euro në Shqipëri

Nga konferenca për mediat, Sali Berisha deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli organizatë terroriste vëllezërit Hysa, për të cilët tha se janë të lidhur me qeverinë. Sipas Berishës dje “u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros”. “Zhvillime dramatike nxorën në pah me të gjithë shëmtinë e tij narkoshtetin shqiptar, lidhjet organike të atij që mediat ndërkombëtare e quajnë Noriega i Shqipërisë apo Ramaduro i Europës. Dje u shpallën organizatë terroriste, me sanksione të thella, vëllezërit Hysa, miq dhe favoritë të Noriegës apo Ramaduros“-u shpreh Berisha. Sipas kreut të PD “mediat botërore sot në të katër anët e planetit informojnë këtë vëllazëri, këta janë 4-5 vëllezër, si parelarësit kryesorë të Sinaloas të Meksikës. Sinaloa e...