Premiera e filmit të animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit”,regjisori Bertrand Shijaku: Një film me karakter kombëtar

Premiera e filmit të animuar “E bija e Hënës dhe e Diellit”,regjisori Bertrand Shijaku: Një film me karakter kombëtar

Nga Julia Vrapi “E bija e Hënës dhe e Diellit”  një film i animuar nga regjisori Bertrand Shijaku, që u shfaq premierë këto ditë nëntori. Premiera e filmit të animuar është në vijim dhe të tjerë filmave, që ka realizuar Bertrand Shijaku piktor-regjisor. Ai tregon se këtë herë është munduar që të realizojë, një film me karakter kombëtar. “Bëhet fjalë për një përrallë nga libri “Tregime të moçme shqiptare” të autorit Mitrush Kuteli. Unë jam munduar që të realizoj një film me karakter kombëtar dhe që fëmijët ta kuptojnë historinë vetë të vendit tonë”, shprehet Bertrand Shijaku regjisor. Në aktivitetin e tij ndër vite, të tjerë filma të animuar janë realizime të tij, të cilët nuk kanë munguar dhe në festivale ndërkombëtare filmi brenda dhe...