Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Trajneri i Andorrës/ Kemi punuar vetëm katër orë për Shqipërinë
Trajneri i Andorrës, Koldo Alvarez, është i qartë se skuadra e tij do të vuajë përballë Shqipërisë në ndeshjen e të enjtes. Në konferencën për mediat, ai ka theksuar se skuadra e tij do të duhet të përballet me intensitetin e lojës së kuqezinjve, të cilët luajnë për të siguruar një vend në play-off të Botërorit. “Do të doja që lojtarët të ishin në gjendje të mirë, të bënin gjithçka që kemi punuar në këto katër orë që ka zgjatur kjo javë (qesh). Do të përpiqemi ta vëmë në zbatim nesër. Nëse jemi në gjendje ta bëjmë, mendoj se do të jemi afër asaj që duam. Por është gjithashtu e vërtetë që kemi një rival përballë, një rival po luan për mundësinë për t’u kualifikuar...