PS-ja fitoi zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, Çipa: Rezultat i pritshëm, opozita hoqi dorë pa nisur gara

PS-ja fitoi zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, Çipa: Rezultat i pritshëm, opozita hoqi dorë pa nisur gara

Drejtuesi i “Unionit të Gazetarëve”, Aleksandër Çipa duke folur për zgjedhjet e 9 nëntorit, në 5 bashki të vendit, deklaroi se rezultati 5-0 në favor të PS-së ishte i pritshëm. Në një intervistë televizive, Çipa tha vendimi i opozitës që të konkuronte me kandidatë të pavarur, por të miratuar prej saj vulosi rezultatin. Sipas tij, një faktor tjetër që bëri që këto zgjedhje të mos kishin rëndësinë e duhur, ishte vendimi i Kushtetueses për anulimin e zgjedhjeve në Tiranë. Pjesë nga intervista: -E nisim nga zgjedhjet e 9 nëntorit që kaluan pa shumë bujë, një ditë e zymtë me shi. Opozita as që e diskutoi fare, tek e fundit thuajse as nuk mori pjesë. Po një rezultat i pritshëm, po ajo që surprizoi për keq...